Zyrtarizimi i Teutës përpara ndeshjes në “Champions League”, vjen afrimi nga Maqedonia e Veriut

Teuta e ka zyrtarizuar afrimin e ri teksa po vazhdon përgatitjet për “Champions League”. Ekipi durrsak njoftoi gjetjen e marrëveshjen mes Hristijan Dragarski. Ky i fundit vjen nga Maqedonia e Veriut, teksa ishte pjesë e Pelister Bitola.

Kontrata është firmosur për 1 vit dhe mbrojtësi 29-vjeçari garanton më tepër siguri në prapavijë falë eksperiencës së madhe që ka mbi shpatulla. Dragarski i është bashkuar Teutës në Ohër, atje ku po vazhdohet përgatitja për dalje në Europë. /Sport Ekspres/

Mbrojtësi  Hristijan Dragarski është futbollist i ri i Teutës.

KF Teuta konfirmon akordin me mbrojtësin, Hristijan Dragarski. 29 vjeçari vjen nga ekipi i Pelister Bitola dhe ka firmosur kontratë një vjeçare me blutë. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Dragarski nga sot është bashkuar me skuadrën në Ohër ku po zhvillohen përgatitjet për paraqitjen në eliminatoret e UEFA Champions League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *