Armando Sadiku vazhdon të zbulojë destinacione të reja dhe toka të pashkelura për futbollistët shqiptarë. Aktualisht ky lojtar është pjesë e Mohun Bagan, që fitoi titullin në Indi. Por tashmë Sadiku është gati për të provuar një tjetër eksperiencë.
Do të ndryshojë skuadër, por jo shtet. Sipas mediave në këtë vend, Sadiku do të luajë për ekipin e FC Goa, që gjendet sërish në elitën e Indisë. Në kampionatin e shkuar, kjo skuadër mbajti vendin e tretë. Marrëveshja është arritur dhe firma do të hidhet në 24 orët e ardhshme. /Sport Ekspres/