Vllaznia ka nënshkruar së fundmi me tre lojtarë që vijnë nga kompania. Klubi shkodran ka njoftuar përmes sajtit zyrtar se Brendon Smajli, Serjan Repaj dhe Emrah Fikaj kanë pranuar ofertën e bërë nga klubi, ndërkohë që sqarohet edhe pozicioni i tyre.
“Ditët e fundit, drejtuesit e KF Vllaznia kanë firmosur tre kontrata të tjera me futbollistët e Akademisë. Bëhet fjalë për mbrojtësit Brendon Smajli e Serjan Repaj, si dhe mesfushorin Emrah Fikaj. Ata kanë qenë sezonin e kaluar pjesë e ekipit U-19, ku kanë spikatur me paraqitjet e tyre. Për këtë arsye, drejtuesit kanë menduar që me to të firmosin kontrata afatgjata.
Repaj do të vazhdojë të luajë me ekipin e të rinjve, Smajli ndërkohë është në dispozicion të trajnerit Lika me ekipin e parë, ndërsa Fikaj për momentin është duke u stërvitur me ekipin B. Të tre këta elementë konsiderohen të perspektivës, ashtu siç janë edhe Palushani, Lekaj e Shimaj, që kanë firmosur edhe ato më parë me klubin”, shkruhet në njoftimin e Vllaznisë.