Zyrtari i Teutës ka ide të re për rifillimin e Superiores: Mos të kërkojmë para më nga qeveria, por tampona…

Nga Klaudio Ndreca

Zyrtari i Teutës dhe që merret me pjesën e lojtarëve që përforcojnë durrsakët, Artan Shyti, ka qenë i pranishëm në një lidhje telefonike për “E diell”. Atje ka folur për situatën e futbollit shqiptar në përjetimin e pandemisë së Koronavirusit.

Kështu Shyti është shprehur se nga qeveria nuk duhet të kërkohet më para për rrogat e futbollistëve, por duhet që të merren tampona. Pra me normalizimin e situatës dhe pas disa ditësh, shtrohet ideja për të nisur stërvitjet në kushte të rrepta sigurie dhe zhvillimin e ndeshjeve ku para tyre t’i bëhet testi të gjithëve për të parë nëse rezultojnë të infektuar.

“Kur flasim për futboll duhet ta vendosim në kontekstin e situatës. Kur të jemi optimist që situata është më pozitive, duhet të mendojmë për të luajtur. Jo vetëm për futbollistët, por edhe për njerëzit që janë të mbyllur në shtëpia dhe në këtë mënyrë kuptojnë se po i kthehemi normalitetit.

Është pak me sforco dhe përgjegjësi, por ka hapësira për t’u bërë. Ka një shprehja që unë e pëlqej shumë. Sporti është gjëja më e rëndësishme në gjërat më të parëndësishme. Atëherë nëse të gjitha gjërat e rëndësishme i vendosim në vijë, duhet të nisim edhe futbollin që vjen i pari. Unë do të jap një variant që përpara një ndeshje të testohen të gjithë lojtarët, trajnerët, arbitrat dhe ata djemtë që kapin topat.

Kjo të bëhet në fillimin e çdo ndeshje dhe nëse rezultojnë negativ, atëherë ndeshja duhet të luhet edhe në këto kushte. Kështu mund të mbyllim dhe 10 ndeshjet e mbetura. Nga qeveria nuk duhet të kërkojmë lekë tani për rrogat e lojtarëve, por tampona”, ka thënë Shyti. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online