Florian Riza është zyrtari i FSHF-së që u infektua me virusin COVID-19. Ish-futbollisti pas një periudhe 10 ditore në shtëpinë e tij i është drejtuar spitalit për të marrë një trajtim mjekësor. Por në një intervistë për “ABC News”, Riza ka rrëfyer edhe tmerrin e spitaleve shqiptare, të cilat nuk plotësojnë as kushtet minimale të higjenës. Një e vërtetë e hidhur kjo që na shoqëron prej vitesh tashmë.
Ai rrëfen se në të mungonin edhe sapuni, veshjet, apo edhe ushqimu, ndërsa e gjithë pamja e brenshme dhe situata të jepnin përshtypjen sikur ishim një shekull pas në kohë e jo në vitin 2020. Një gjendje e shëndetësisë shqiptare për të ardhur keq, teksa Riza shton se vuajtjet më të mëdha mund t’i përjetoje prej qendrimit në spital se sa nga vetë sëmundja.
“Ishte një tmerr i vërtetë, aty mungonin kushtet e higjenës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, të ushqimit, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve sesa nga sëmundja që unë e kisha kaluar pjesën më të madhe në shtëpi. Të kesh njerëz të uritur në spital dhe pse në një gjendje të sëmurë. Nuk e di se si certifikohen këto pavione që për mua dhe pse jemi në 2020 i bie të jetë i 1920”, ka thënë zyrtari i FSHF-së, Florian Riza./Halit Delibashi-Sport Ekspres/