Zyrtari i Flamurtarit revoltohet: Dhuna, të gjithë mëkatarë!

Fotografi e njëkohësisht zëdhënësi për shtyp i Flamurtarit, Shkëlqim Ramaj, u bë një ndër protagonistët e ndeshjes midis Partizanit dhe Tiranë, pasi u sulmua nga një grup tifozësh të skuarës kryeqytetase.

Së fundmi zyrtari i klubit vlonjat ka reaguar nëpërmjet një statusi në llogarinë e i tij në “Facebook”, ku ka folur për vendimin e komisionit të disiplinës në rastin e incidentit të tij, dhe për dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Eldorian Hamiti këtë të diel në Kamzë.

Statusi i zyrtarit

Dhuna në futbollin shqiptar , çdo ditë e më shumë .

Fotografi dhe zëdhënësi i shtypit i “ provokoj “ tifozët e Partizanit .

Çfarë donte fotografi tek tifozët ishte lajmi që qarkulloj për fiks 1 javë duke mos e përmendur asnjë që këndi ku zgjodhi Flamurtari te festonte ishte këndi me i largët dhe pa asnjë tifoz.

Edhe pse u pa qartë që ishin disa tifozë që nuk pranonin festimin e golit prapë “ faji “ ngeli te Ribaj që bëri gol apo fotografi që bëri foton tashmë tradicionale pas çdo goli.

Dhe cili ishte dënimi i KSD ?

Vendimi më qesharak që mund te jepet.

Java e 24 erdhi shpejt, çdo tifoz që pa dënimin qesharak te KDS e mendoj që maksimumi dënimit pas çdo rasti te përsëritur KSD nuk do te japi ndonjë dënim kapital por maksimumi ndeshje pa tifozë dhe dënim në vlere monetare për ekipin organizator.

Ja ku erdhi rasti, u dhunua 1 arbitër pse dha një 11-metërsh mëse te saktë.

Në fushe hyjnë 3 apo 5 veta dhe pa i ndaluar njeri dhunuan përsëri 1 person në mes te policisë private, te pa fuqishme për te mbrojtur .

Do e dënoj gjithmonë dhunën në stadium por nuk mund të rri pa përmendur shkakun e kësaj dhune.

Arbitrat shqiptar duhet te tregohen me profesionist sepse deri në javën e 24 kanë mëkatuar me te dyja duart .

Komisioni i disiplinës duhet te ketë vetëm 1 standard , te zbatoj ligjin njësoj për te gjithë.

Policia e shtetit duhet te bej shembull këdo që merr guximin dhe dhunon brenda fushës se futbollit, qofshin arbitra , futbollistë apo zyrtar klubi .

Jam shumë dakord që dënimi për dhunën kundër arbitrit sot të dënohet sipas të gjitha ligjeve të fuqi, por Ju lutem jepni shembull që edhe këta arbitra nuk janë te paprekshëm.

Ju lutem shpëtoni futbollin në fushë duke bërë shembull këdo.

One thought on “Zyrtari i Flamurtarit revoltohet: Dhuna, të gjithë mëkatarë!

  1. Ka shume te drejte ky zoteria. Ne e kemi ligjin. Kercenim per shkak te detyres, goditje per shkak te detyres etj. Jane vepra penale qe denohen edhe me burgim. Edhe ketu tek ne! Pervec pergjegjesise se klubit, ata qe goditen duhet te pergjigjen personalisht. Edhe kompania private e sigurise qe dukej qarte qe ju hapi dyert… e turpshme. Katandisje! Por mos te merzitet zyrtari i Vlores… gazetaret e tiranes do ta denoncojne rastin ne UEFA, njesoj sic kane vepruar deri me sot..? me letra. Partizoni do ece drejt dhe i palekundur drejt titullit “political champion of albanian superleague”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online