Zyrtare/ Zbulimi i Rejës te Shqipëria është zyrtarisht lojtar i Serisë A, 21-vjeçari firmos me Torinon

Kevin Haveri ishte zbulimi i papritur i Edi Rejës në radhët e Shqipërisë. Lojtari u grumbullua nga kuqezinjtë, pavarsizht se militonte në ligat inferiore të futbollit italian. Megjithat shpejt erdhi edhe interesimi  nga Serie A. 21-vjeçari gjeti marrëveshjen me Torinon një vit më parë, por bashkërisht u vendos që të kalonte sezonin 2022/23 në radhët e Riminit në Serinë C.

Ndërkohë, ditën e sotme është vetë klubi torinez që përmes faqes zyrtare në “Facebook” njofton se Kevin Haveri është blerë në mënyrë përfundimtare. Mbetet për t’u parë nëse lojtari shqiptar do të jetë pjesë e ekipit të parë, apo do të vazhdojë të rritet profesionalisht në huazin në një skuadër tjetër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *