Xherdan Shaqiri nuk do të jetë më pjesë e Chicago Fire-t. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi amerikan përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Twitter”. Palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin, pavarësisht se kontrata mes tyre ende nuk kishte përfunduar.
Lojtari shqiptar synon të provojë një aventurë të re në Europë. Në javët e mëparshme emri i tij është lakuar në mediat greke për një transferim të mundshëm në radhët e Panathinajkosit. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e tij këtë verë./Sport Ekspres/
Thank you, Shaq! ?
The Chicago Fire and Xherdan Shaqiri have agreed to terminate the midfielder’s contract. #cf97 pic.twitter.com/sjQbLtnIXY
— Chicago Fire FC (@ChicagoFire) August 14, 2024