KF Vllaznia ka njoftuar sot transferimin e Edlin Matouti-t. Klubi shkodran ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se ka arritur një marrëveshje 3-vjeçare me lojtarin afrikan. Matouti është 21 vjeç dhe mbulon repartin e sulmit. Ai gjithashtu është pjesë e Kombëtares së Gabonit.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se pjesë e tij do të jetë dhe futbollisti Edlin Randy Essang Matouti. Lojtari dhe klubi kanë firmosur sëbashku një kontratë trevjeçare. Ai është federuar ditën e fundit të mbylljes së merkatos, ndërkohë që sot ka mbërritur në Shkodër për t’iu bashkuar ekipit në stërvitje. Matouti është 21 vjeç, luan në repartin e sulmit dhe kohët e fundit ka debutuar edhe me kombëtaren e vendit të tij- Gabon. Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Essanga Matouti”, ka njoftuar klubi Vllaznia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/