Zyrtare/ Vllaznia mbetet pa kapiten, Erdenis Gurishta largohet nga klubi kuqeblu

Erdenis Gurishta nuk do të jetë më lojtar i Vllaznisë. Klubi shkodran mbetet pa kapiten, teksa mbrojtësi ka mbyllur bashkëpunimin me skuadrën e qytetit të tij të lindjes. Gurishta largohet pas 9 viteve nga Vllaznia, për të cilën ka dhënë një kontribut mjaft të çmuar përgjatë këtyre sezoneve. Lajmi për largimin e tij është komunikuar nga faqja zyrtare e klubit Vllaznia në “Fabebook”.

“Pas 9 vitesh rrugëtimi të përbashkët, vjen edhe momenti për t’i ndarë rrugët. Kapiteni Erdenis Gurishta do ta vazhdojë karrierën e tij sportive larg Vllaznisë, por falenderimet nuk mund të mungojnë për kontributin e tij për ngjyrat kuqeblu. Ai ishte kapiteni i skuadrës tonë që ngriti dy herë rradhazi lart trofeun e Kupës së Shqipërisë.
Faleminderit Kapiten dhe sa më shumë suksese në karrierën tëndë të mëtejshme”, ka njoftuar klubi Vllaznia./Halit Drlibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *