Vllaznia ka afruar në ekip kapitenin e ekipit të moshave. Përmes faqes zyrtare në “Facebook“, kuqeblutë njoftojnë se Rejan Alivoda ka firmosur për tre vite, me të drejtë zgjatjeje edhe për 2 vite të tjera.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë që tashmë pjesë e tij edhe zyrtarisht është futbollisti 19 vjeçar Rejan Alivoda. Kapiteni i ekipit tonë të të rinjve ka firmosur një kontratë 3 vjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për 2 vite të tjera. KF Vllaznia i uron atij sa më shumë suksese me fanellën kuqeblu!”, njofton klubi i Vllaznisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/