“Gjeti kockë të fortë në Angli“, Panuçi komenton rikthimin e Lukakut: Duhet parë nëse loja e Inzagit është e ngjashme me të Kontes

Zërat për një rikthim të Lukakut në Milano sa vijnë e shtohen. Sulmuesi belg dështoi në Angli dhe kërkon të kthehet përsëri në vendin ku përjetoi shkëlqimin më të madh në karrierë, te Interi. Kristian Panuçi ka komentuar këtë lëvizje të tij në merkato në studion e “Sky“-t, teksa shprehet se duhet parë nëse mënyra e lojës së Inzagit është e ngjashme me atë të Kontes, me të cilin Lukaku u kthye në një makineri golash.

“Lukaku në Angli gjeti kocka të forta për ta shënuar dhe u mundua më shumë, ndërsa bëri mirë dhe la një kujtim të madh te Interi. Ne duhet të shohim nëse mënyra e lojës së Inzagit është e ngjashme me atë që ai e pa të shfaqej me Konten. Ai me siguri mund të përmirësojë Interin“, ka thënë Kristian Panuçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online