Zyrtare/ Vjen hapi i rëndësishëm në karrierë, futbollisti shqiptar firmos për skuadrën e re

Leon Dajaku ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Pas eksperiencës së suksesshme te ekipi i dytë i Bajernit të Mynihut, futbollisti shqiptar tashmë e gjen veten në Bundesligë. Talenti 19-vjeçar ka firmosur për Unionin e Berlinit, tek të cilët do të qendrojë i huazuar deri në fund të sezonit. Në gjurmët e tij ishte edhe Milani, por duket se skuadra gjermane ka bindur më shumë Dajakun.

“Jam i sigurt që lëvizja në Berlin është hapi i duhur për mua. Unioni më ofron mundësinë të fitoj një vend në Bundesligë dhe të tregoj veten në nivelin më të lartë. Ekipi ka qenë i jashtëzakonshëm këtë sezon dhe tani jam i lumtur që jam pjesë e tij”, ishin fjalët e mesfushorit me tipare sulmuese para se të hidhte firmën në kontratë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *