Tashmë gjithçka është bërë zyrtare. Dejvi Bregu prezantohet te skuadra e re pas largimit nga Teuta. Sulmuesi vlonjat ka hedhur firmën në kontratën 2-vjeçare për ekipin e Bolusporit dhe është tashmë gati të nisë eksperiencën e parë jashtë Shqipërisë.
Bregu lë Superioren me trofeun e titullit kampion të fituar, si dhe me çmimin e “këpucës së artë” të kampionatit. Futbollisti shqiptar do të jetë një vlerë e shtuar për Bolusporin, që luan në divizionin e dytë të Turqisë./Sport Ekspres/
Kulübümüz, Dejvi Bregu ile 2 y?ll?k sözle?me imzalad?.
? https://t.co/8JgxJyTLbU pic.twitter.com/iZP99Wijey
— Beypiliç Boluspor (@Boluspor) July 12, 2021