Dënimi më i rrallë ka ardhur për Antoliy Tymoshchuk. Fakte dhe dokumente janë publikuar ku shihet se legjenda e Ukrainës punonte dhe ishte betuar si spiun i Rusisë. Këto prova ishin marrë prej vitesh nga një gazetar ukrainas, por u publikuan në këtë moment, pasi ishte një çmenduri që u vërtetua. Askush nuk e besonte dot më parë se legjenda e Ukrainës që ka fituar Champions League me Bayern Munchen, punonte për shërbimet sekrete në Rusi. Por fakti që Tymoshchuk ishte i vetmi që nuk reagoi kundër Rusisë dhe që të linte punën e tij si ndihmës trajner i Zenit, nxori hapur të vërtetën.
Në bazë të vendimit të fundit, Federata Ukrainase e Futbollit ka marrë këto masa për Tymoshchuk: “T’i hiqet licenca e stërvitjes Pro të lëshuar nga Qendra e Licencimit të UAF, që administrata e UAF t’u kërkojë autoriteteve publike t’i heqin Anatoliy Tymoshchuk të gjitha çmimet shtetërore dhe titujt e nderit, që Anatoliy Tymoshchuk t’i hiqen të gjithë titujt e fituesit ose nënkampionit në kampionatin e Ukrainës, Kupën e Ukrainës, Superkupën e Ukrainës, që Anatoliy Tymoshchuk të përjashtohet nga regjistri zyrtar i lojtarëve të ekipeve kombëtare të Ukrainës, se Anatoliy Tymoshchuk nuk mund të jetë më aktiv në futbollin ukrainas gjatë gjithë jetës së tij”. /Sport Ekspres/