Zyrtare/ “Vij në një klub të madh”, Ergys Kaçe nuk e lë Greqinë dhe firmos me klubin e ri

Ergys Kaçe ka gjetur klubin e tij të ri. Nuk i është dashur të shkojë larg për të vijuar karrierën e tij, teksa është zyrtarizuar në ekipin tjetër të Selanikut, Arisi. Me Paokun i dha fund disa ditë më parë dhe tashmë ka firmosur për 2 vite me rivalët e bardhezinjve. Megjithëse u duk se ishte momenti për të nisur një aventurë jashtë kampionatit helen, Kaçe nuk e lë sërish Greqinë. Mesfushori shqiptar ka thënë edhe fjalët e para si lojtar i Arisit, ku thekson se ka ardhur tashmë në një klub të madh.

“Jam i lumtur të vazhdoj karrierën time te Aris. Vij në një ekip të madh me objektiva të larta dhe me tifozë kërkues. Premtoj të jap 100% për të justifikuar besimin e Arisit te unë dhe bashkë me shokët e skuadrës të arrijmë objektivat. Me zor pres të luaj me ekipin tim të ri”, ka thënë Ergys Kaçe./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *