Zyrtare/ Vendosi rekord me Shpresat kuqezi, talenti shqiptar firmos me skuadrën e re

Emiliano Bullari është një emër që ka vënë në “luftë” dy Kombëtare për ta bërë pjesë të tyre. Greqia e dëshironte me ngulm sulmuesin e talentuar, por në fund ai zgjodhi të përfaqësonte ngjyrat e origjinës së tij. Madje do të vendoste edhe rekord për kuqezinjtë e vegjël, duke qenë lojtari më i ri i aktivizuar me 21-vjeçarët. Bullari ishte pjesë e klubit të madh helen, Olimpiakos, ku është dalluar në ekipet e moshave, duke siguruar edhe ftesën e trajnerit për të qenë pjesë e skuadrës në Europa Legue apo edhe kampionat.

Por marrëdhënies së tij me bardhekuqtë i ka ardhur fundi dhe tani është koha për një ekip të ri. Lojtari 20-vjeçar ka firmosur për dy vite e gjysmë me skudrën e Atromitos në elitën e futbollit grek. Është vetë klubi që bën zyrtar këtë transferim. Bullari kalon në radhët e ekipit të ri si një transferim i lirë, duke shfrytëzuar kështu mundësinë për të qenë protagonist me golat e tij në kampionat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *