Zyrtare/ UEFA përjashton Dritën nga Champions League, Linfield kualifikohet pa luajtur

Tashmë është zyrtare. Lajmet për eleminimin e Dritës nga kualifikueset e Champions League janë konfirmuar së fundi. Shkalla e apelit ka vendosur të japë një fitore 3-0 në tavolinë për ekipin kundërshtar të Linfield. Është vetë klubi nga Gjilani që ndan vendimin e përcjellë nga UEFA në adresë të tyre.

Rastet pozitive me Covid-19 i sjellin kështu telashe kampionit të Kosovës, që përfundon pa nisur mirë rrugëtimin në Europë. Ndërkohë klubi nga Irlanda e Veriut siguron pa u lodhur kualifikimin në raundin e parë eliminator të Champions League. Fati i ka buzëqeshur Linfield që kalon në fazën tjetër pa iu dashur të luajë ndeshjen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online