UEFA ka njoftuar ditën e sotme axhendën e finaleve të Champions League për 4 vitet e ardhshme. Qeveria e futbollit europian ka përcaktuar stadiumet që do të presin tifozët dhe ekipet finaliste të kompeticionit më prestigjoz për klube në kontinent.
Vitin e ardhshëm rrugëtimi përfundon në Rusi, teksa impianti “Gazprom Arena“ në Shën Petersburg do i urojë mirëseardhjen finales së Champions League. Ndërkohë në vitin 2023 trofeu shkon në Stamboll të Turqisë, i cili kishte të drejtën e organizimit në vitin 2020, por finalja u zhvendos në Portugali për shkak të pandemisë. Sa i përket viteve 2024 dhe 2025, do të jenë pikërisht Londra dhe Mynihu qytetet ku do të zhvillohet finalja e Champions League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? Following the relocation of the 2021 #UCL final from Istanbul to Porto, Istanbul will now stage the final in 2023. The next four finals will be:
?? 2022: Saint Petersburg, Russia
?? 2023: Istanbul, Turkey
??????? 2024: London, England
?? 2025: Munich, Germany pic.twitter.com/hmiuJargPR— UEFA (@UEFA) July 16, 2021