Nedim Bajrami mund të ndryshojë fanellë, drejtori sportiv i Empolit shkon në zyrat e klubit të njohur italian

Fiorentina nuk heq dorë nga mesfushori shqiptar Nedim Bajrami. Futbollisti nga Tetova ishte një prej më të mirëve sezonin që shkoi me Empolin në Seria B, ku shënoi 5 gola dhe dhuroi 8 asiste. Lojtari vlerësohet me shifrën 10 milionë euro nga skuadra e Empolit, e cila kërkon të përfitojë nga shitja e futbollistëve, për të rregulluar financat e brendshme.

Kontaktet mes drejtuesve të Fiorentinës dhe Empolit si dhe agjentin e lojtarit janë dukë vazhduar dhe nëse arrihet një marrëveshje, Bajrami do të veshë fanellën vjollcë vitin e ardhshëm. Vetë drejtori sportiv i Empolit, Akardi, ka qenë i pranishëm në zyrat e klubit nga Firencë për të biseduar nga afër lëvizjet e mundshme mes të dyja skuadrave./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online