UEFA vendosi shtyrjen e Europianit 2020 të planifikuar për tu luajtur në verë e bashkë me të u pezulluan të gjithë takimet e Kombëtareve, përfshirë këtu edhe gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, ku Kosova do të lunate shanset për një vend në Europian kundër Maqedonisë së Veriut. Por qeveria europiane e futbollit ka përcaktuar datat e reja kur këto ndeshje do të luhen.
Kështu Maqedonia e Veriut do të presë në “Teodor Proeski” përfaqësuesen e Kosovës në datën 4 qershor. Deri ateherë besohet se jeta në Europë do i jetë rikthyer edhe njëherë realitetit e lufta me Koronavirusin do të ketë përfunduar, prandaj lojtarët do të kenë mundësinë të ndjejnë atmosferën e tifozëve në stadium. Këta të fundit janë një motiv shtesë në ndeshje të tilla kaq delikate, ndërsa në shkallët e “Teodor Proeskit” pritet të jenë edhe një numër i lartë tifozësh shqiptarë, duek qenë se vendet tona janë afër njëri-tjetrit si dhe popullsia shqiptare në Maqedoninë e Veriut është e lartë./Sport Ekspres/