Zyrtare/ U zhduk nga Bylisi e nuk hapte as telefonin, sulmuesi bëhet i gjallë dhe firmos në Turqi

Saliou Guindo më në fund është bërë i gjallë dhe ka gjetur skuadrën e re për të vazhduar karrierën e tij. Sulmuesi afrikan sezonin e shkuar ishte pjesë e Bylisit, me të ciëlt zhvilloi 31 takime dhe tundi 10 herë rrjetën përgjatë kampionatit. Por ndarja nuk erdhi në mënyrë të mirë, me lojtarin që pas përfundimit të karantinës u zhduk pa lënë gjurmë.

Madje nuk e merrte mundimin as t’i hapte telefonin presidentit Kapllanaj. Kontrata me Bylisin i përfundonte në 31 maj dhe me sa duket sulmuesi nuk kishte më se çfarë të bisedonte me drejtuesit e klubit ballshiot. Megjithatë kjo histori është lënë pas dhe tani Guindo ka firmosur në Kategorinë e Dytë të Turqisë me Ankara Keçiorenguçu, fanellën e të cilëve do e mbajë veshur për 3 vitet e ardhshme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *