“E pyeta Gomezi nëse më donte shofer”, Gjimshiti “kërcënon” Juven: Nuk jemi kënaqur me çfarë kemi bërë

Atalanta është kthyer në një nga ekipet më të dashura në Itali vitet e fundit. Projekti i klubit bergamask po jep frutat e veta dhe i ka kthyer zikaltrit në surprizën më të bukur të futbollit Italian. Vendi i 3-të në Serie A dhe çerekfinalet e Champions Leagu që në debutimin e parë në këtë kompeticion janë tregues i pastër i hapit gjigant që Atalanta ka hedhur.

Një element kryesor në këtë sukses është edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, që në një intervistë për “L’eco di Bergamo” ka treguar edhe ambicien e madhe që ky klub. Lojtari i Kombëtares kuqezi shprehet se nuk janë të kënaqur me çfarë kanë bërë deri tani dhe kërkojnë më shumë, duke “kërcënuar” kështu Juventusin për titullin kampion. Një ëndërr kjo për Gjimshitin, por siç edhe ai vetë e thotë “në futboll gjithçka është e mundur”.

“ishte më mirë që bëmë një pushim. Tani jemi më gati dhe duam të nisim nga aty ku e lamë. Vitin e kaluar u rritëm në pjesë ne dytë. Nuk është e lehtë të jesh në majë menjëherë, por jemi gati t’ja nisim sërish. Skudeto është një ëndërr në fakt, por në futboll çdo gjë është e mundur. Tani le të mos mendojmë për të. Nëse në një farë pike do të jemi afër kreut atëherë do e provojmë. Nuk jemi të kënaqur me atë çfarë kemi arritur tashmë”.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me një largim të kapitenit Gomez drejt Arabisë, Gjimshiti është përgjigjur: ”Ne filluam të bënim shaka. E pyeta Papun nëse kishte nevojë për një shofer, por ai më tha se isha vonë. Seriozisht, tani nuk jemi të shqetësuar se ai do të largohet”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online