Zyrtare/ Trajneri që la të pakënaqur Kristiano Ronaldon, Polonia zgjedh “timonierin” që debuton ndaj Shqipërisë

Polonia ka bërë zgjedhjen përfundimtare sa i përket kreut të pankinës. Kombëtarja bardhekuqe ka vendosur të emërojë trajner Fernando Santosin. Një trajner mjaft i njohur, që deri pak muaj më parë drejtoi Kombëtaren e Portugalisë në Kupën e Botës 2022. Santos u përfol së tepërmi në media gjatë Botërorit që lamë pas, për shkak se vendosi të ulte në stol Kristiano Ronaldon. Lajmin për emërimin e tij në krye të Polonisë e ka konfirmuar vetë kreu i Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza, i cili ka shpërndarë nëj foto me Portugezin dhe e fton në konferencën për shtyp ditën e nesërme.

Pikërisht nesër palët do të paraqiten përpara mediave dhe do të firmosin kontratën. Bëhet fjalë për një kontratë deri në vitin 2024, me opsion rinovimin automatik deri në 2026-n në rast kualifikimi në Euro 2024. Santos ka një përvojë të gjerë në trajnim, teksa më parë ka arritur të fitojë edhe Kampionatin Europian me Kombëtaren portugeze. 68-vjeçari do të debutojë kundër Shqipërisë në muajin mars./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *