Zyrtare/ Tirana prezanton përforcimin e ri, bardhebluve u shtohet një tjetër mbrojtës i djathtë

Tirana ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme përforcimin e dytë në krahun e djathtë të mbrojtjes. Pas largimit të Albi Dokës ishte Toli blerja e parë e bardhebluve për të plotësuar hapësirat e lëna nga ky largim. Ndërkohë tashmë firma ka ardhur edhe me Kristijan Toshevskin.

Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut ka vendosur të vijojë karrierën e tij me kampionët e Shqipërisë, të cilëve do u bashkohet për të nisur fazën përgatitore për kualifikueset e Champions League. Futbollisti 26-vjeçar ishte pjesë e klubit të Vardarit, ku numëroi 22 paraqitje, 1 gol dhe 2 asist./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i klubit:

Klubi I Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Kristijan Toshevski. Mbrojtësi i djathtë vjen si një përforcim me shumë vlera për dy sezonet e ardhshme pranë skuadrës bardheblu. Futbollisti do t’i bashkohet Tiranës në fazën përgatitore e cila pritet te fillojë në ditët në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online