Zyrtare/ Tirana nis punën në merkato, vjen firma për dy sezonet e ardhshme me mbrojtësin

Pas fitimit të titullit kampion, Tirana ka nisur nga puna me rinovimet e kontratave të pikave kyçe për sezonin e ardhshëm. Zyrtarizimi i parë ishte ai i Orges Shehit, ndërsa nuk ka vonuar shumë edhe njoftimi i marrëveshjes së dytë të arritur nga drejtuesit e klubit.

Tirana lajmëron përmes faqes zyrtare se Filip Najdovski do të qendrojë në kryeqytet edhe për 2 sezonet e ardhshme. Bardheblutë po përpiqen të ruajnë të paprekur boshtin e ekipit për ndeshjet kualifikuese në kompeticionet europiane, si dhe për edicionin e radhës të “Abissnet Superiore”-s.

“Filip Najdovski rinovon me kampionët. Lojtari do të jetë pjesë e bardhebluve edhe për dy sezonet e ardhshme. Mbrojtësi do të vijojë të kontribuojë për kampin e kampionëve në përmbushjen e objektivave të reja”, njofton klubi i Tiranës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online