UEFA ka marrë një vendim zyrtar në lidhje me incidentete e ndodhura në muajin qershor në ndeshjen Greqi-Kosovë, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Tifozët grekë sulmuan ata dardanë, duke hedhur sende dhe mjete piroteknike në drejtim të këtyre të fundit.
Një veprim i tillë bëri që ndeshja të ndalej për disa minuta, teksa Vedat Muriqi dhe kapiteni Amir Rrahmani shkuan të protestonin te arbitri i takimit. Komisioni i Disiplinës së UEFA-s ka dënuar Federatën e Greqisë me një gjobë prej 31,750 eurosh si dhe me mbyllje të pjesshme të tribunave të stadiumit. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Vendim:
-Federata e Greqisë dënohet me 7,750 euro dhe mbyllje të pjesshme të tribunave për ndeshjen e ardhshme, për hedhje të objekteve.
-Federata e Greqisë dënohet me 6,000 euro për fishekzjarre.
-Federata e Greqisë dënohet me 8,000 euro për përdorim të laserëve.
-Federata e Greqisë dënohet me 10,000 euro për hyrje në fushë të lojës.