Zyrtare/ Teuta prezanton goditjen e dyfishtë nga Laçi, kampionët prezantojnë dy vëllezërit përpara turit të dytë në Europë

Teuta vijon përgatitjet për duelin e radhës me Inter Eskalantes në turin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës. Seancës stërvitore ditën e sotme i janë bashkuar edhe dy vëllezërit Adolf dhe Santiago Selmani. Kampionët në fuqi kanë bërë goditjen e dyfishtë te Laçi, duke siguruar shërbimet e dy talenteve të kurbinasve. Adolf Selmani ka spikatur në sezonet e fundit në Superiore, duke siguruar edhe një vend në formacionin e Kombëtares U21 të drejtuar nga Alban Bushi.

“KF Teuta njofton se sulmesi Santiago Selmani, dhe qendërmbrojtësi Adolf Selmani janë zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë! Të dy lojtarët, janë njohës mjaft të mirë të kampionatin tonë, dhe vin si një vlerë e shtuar për sezonin e ri në ekipin tonë, drejt objektivave që kemi! Santiago dhe Adolf Selmani, të cilë luajn në rrolin e mbrojtësit dhe sulmesit, në të kalurën Adolf Selmani është aktivizuar me ekipin e Laçit, ndërsa Santiago stërvtije me ekipin e parë të Laçit dhe aktivizohej me të rinjtë. Të dy futbollistët i janë bashkuar skuadrës sotë në seancën e rradhës stërvitore që u zhvillua në Durrës. KF Teuta i uron Adolf dhe Santagio Selmanit shumë suksese me fanellën tonë dhe paraqitje dinjitoze”, njofton klubi i Teutës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *