Zyrtare/ Teuta i jep jetë merkatos brenda vendit, firmos për tre vite me lojtarin 19-vjeçar

Klubi i Teutës ka qenë aktiv në merkato këtë muaj. Pas disa largimeve, kampionët në fuqi zyrtarizojnë një afrim premtues. Skuadra bregdetare i ka dhënë jetë merkatos brenda vendit, teksa ka gjetur akordin me mbrojtësin Reild Kurti. Futbollisti 19-vjeçar ka spikatur me Korabin në Kategorinë e Parë, ndërsa që nga sot e tutje do të mbajë veshur fanellën e Teutës.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mbrojtësi i djathtë, Reild Kurti është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 3 vjeçare me lojtarin 19 vjeçar, i cili vjen te Teuta pas paraqitjeve shumë të mira në ekipin e Korabit. KF Teuta i uron mirëseardhje mbrojtësit Kurti dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, njofton klubi i Teutës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *