“Ishte shumë e çuditshme”, Eriksen tregon momentet e tmerrit të Europianit: Tifozët dërgonin lule te familjarët, menduan se vd.iqa

Lojtari i Interit, Christian Eriksen pësoi një atak kard.iak në ndeshjen Danimarkë-Finlandë dhe si pasojë hoqi dorë përfundimisht nga aventura me Interin. Megjithatë duke patur parasysh rrezikun që danezi kaloi, futbolli mbetet në plan të dytë. Fatmirësisht tashmë gjendja e Eriksen është stabilizuar dhe tashmë jeton jetën i qetë. Në një postim në Instagram, Christian Eriksen njoftoi fansat se është mirë dhe i falënderoi ata për mbështetjen që i kanë dhënë.

“Është fantastike që shumë njerëz më shkruanin dhe më dërgonin lule. Kjo më bëri shumë të lumtur. Në spital familjarët thoshin se vazhdimisht merrnin lule nga fansat për mua . Ishte e çuditshme, sepse nuk prisja që njerëzit të dërgonin lule, vetëm pse vdi.qa 5 minuta. Ishte diçka e mahnitshme. Ishte një ndihmë për mua, për t’ia dalë. Kam marrë shumë urime dhe përsëri të gjithë vazhdojnë të më shkruajnë. Falënderoj njerëzit që takova, mjekët, familjen time dhe të gjithë fansat që më dërguan mijëra letra, email dhe lule, ose që më takuan në rrugë. Faleminderit për mbështetjen”- shkruhej në postimin e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online