Zyrtare/ Teuta bën goditjen e madhe të merkatos, afron ish-lojtarin e Shqipërisë

Tashmë është zyrtare, Teuta ka bërë goditjen e madhe të merkatos. Durrsakët kanë firmosur me ish-lojtarin e Kombëtares, Jahmir Hyka, që do t’i shtojë kualitetin Superiores.

“Mesfushori i majtë, Jahmir Hyka, zyrtarisht është lojtari më i ri i KF Teuta. Lojtari është prezantuar në ambientet e “Stadiumit Niko Dovana” dhe sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me blutë. I lindur më 8 mars 1988. 33-vjeçari ka provuar të luajë në Shqipëri me Dinamon dhe Tiranën, ndërsa është aktivizuar dhe me Mainz në Gjermani apo Olympiacos në Greqi.

Së fundmi ishte pjesë e Guiz në kampionatin kinez. Hyka, i gjatë 1.69 cm dhe pozicjoni ideale në fushë e ka atë të mesfushorit te majtë. Afrimi i Hykes në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Renato Arapi, kësisoj duke e kompletuar sulmin e skuadrës blu”, shkruan Teuta. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *