Zyrtare, Teqja e mbyll me Shkëndijën

Ka përfunduar aventura e Olsi Teqjes në Maqedoni. Lojtari kryeqytetas është ndarë me konsensus me skuadrën e Shkëndijës. Vetë klubi tetovar e ka njoftuar shkëputjen e bashkëpunimit.

Siç mësohet, nuk është gjetur gjuha e përbashkët mes palëve sa i përket anës financiare dhe për pasojë, klubi e lojtari e kanë parë si opsionin më të mirë të mundshëm divorcin.

Gjatë qëndrimit në Maqedoni, Teqja është aktivizuar në 23 ndeshje, 18 prej të cilave në kampionat e Kupë dhe 5 në Europa League, kur skuadra shkoi deri në turin “play-off” dhe u ndal nga italianët e Milanit. Destinacioni i Teqes pritet që të jetë Superiorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online