Një tjetër futbollist i Tiranës ka zyrtarizuar kalimin e tij te Legia e Varshavës. Bëhet fjalë për Jurgen Celhakën që ka ndjekur të njëjtën rrugës si Ernest Muçi. Por ndryshe nga ky i fundit, Celhaka do të ketë disi më të lehtë ambientimin pasi ish-sulmuesi i bardhebluve do t’i tregojë jo pak për këtë aventurë të re që e pret.
Legia e Varshavës ka zyrtarizuar lëvizjen, duke treguar arritjet e mesfushorit 20-vjeçar që u shndërrua në titullar fiks te Tirana dhe që njëkohësisht është pjesë e Shqipërisë U-21. Në ditët në vijim do të bëhen edhe testet mjekësore, ku më pas do të hidhet firma në kontratë. /Sport Ekspres/
Jurgen Çelhaka in Warsaw ? #Dzie?Transferowy ? #TransferDay
? @mat_kostrzewa pic.twitter.com/4htdOxwOLl
— Legia Warsaw (@LegiaWarsawEN) August 26, 2021