Mesfushori nga Kosova, Labinot Kabashi nuk do të jetë më pjesë e Barcelona B. Klubi katalanas ka bërë të ditur këtë lajm duke theksuar se kontrata është zgjidhur me marrëveshjen e të dyja palëve, pasi edhe vetë lojtari kërkon të aktivizohet më shumë në fushë.
Djaloshi 20 vjeçar shihej si e ardhmja e Kombëtares së Kosovës, pasi posedonte një talent shume të madh në fushën e gjelbërt. Të gjitha aspiritat ishin që ai do të bëjë një lojtar i shkëlqyer, i ndihmuar dhe nga fakti që luante me një akademi spektakolare si ajo e Barcelona B. Lëndimet e shumta ia prenë hovin dhe për këtë arsye Kabashi nuk e kapi dot ritmin e shokët të skuadrës.
Pas rikuperimit nga dëmtimi i fundit u mendua se Kabashi do të rikthehej në formën e mëparshme, por kjo nuk u arrit. Si pasojë skuadra vendosi t’i ndërpresë kontratën dhe aktualisht është pa ekip. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/