Tirana ka prezantuar ditën e sotme transferimin e saj më të ri. Përforcimi vjen në repartin e sulmit, atje ku nga sezoni i ardhshëm do të luajë një nga talentet më premtuese të Kategorisë Superiore. Bëhet fjalë për Redon Xhixhën.
Futbollisti i Laçit ka vendos që të ardhmen ta kalojë në kryeqytet, ku do të mbajë veshur fanellën e Tiranës për 3 vitet e ardhshme. Bardheblutë kanë treguar se besojnë te talentet e reja dhe do të përpiqen të përfitojnë sa më shumë nga Xhixha, si në fushën e lojës ashtu edhe në merkato në të ardhmen./Halit Delibashi-Sport Ekspres/