Shkëlqeu në Europian, Cassano e mendon ndryshe: Nëse Donaruma qenka më i miri në botë, përse nuk janë pas tij më të mirët?

Pas përfundimit të Euro 2020, Ganliuigi Donnaruma qartësoi të gjithë situatën e transferimit të tij, duke pranuar se nga sezoni i ardhshëm do të luajë për PSG. Megjithatë, 22 vjeçari deklaroi se arsyet e largimit të tij janë personale dhe koha ishte e pamundur për t’i shpjeguar të gjitha detajet.

Ish-lojtari i Milanit, Interit dhe Realit të Madridit, Antonio Cassano deklaroi në një prononcim për mikrofonat e “BOBO TV” se lojtarët më të mirë në botë asnjëherë nuk shkojnë tek PSG nëse duan lavdi.

“Nëse ai është portieri më i mirë në botë, pse nuk janë Bayern Munchen , Real Madrid dhe Barcelona pas tij? Paratë janë arsyeja e vetme e këtij transferimi”- tha Antonio Cassano. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online