Zyrtare/ Takaj pranon kërkesën, Migen Memelli nuk është më trajneri i Skënderbeut

Skënderbeu ka zyrtarizuar vendimin e ri. Migen Memelli nuk do të jetë më trajneri i korçarëve. Tekniku njoftoi dorëheqjen pas humbjes me Dinamon dhe Takaj pranoi kërkesën.

Klubi i Futbollit “Skënderbeu” dhe trajneri Migen Memelli mbyllin bashkëpunimin me marrëveshje.

Pas rezultateve të javëve të fundit, pas bisedës me drejtuesit e klubit, trajneri Migen Memelli ka marrë vëndimin për tu larguar nga detyra.

Klubi falenderon ish-trajnerin për emocionet, punën dhe përkushtimin e madh në drejtimin e stolit bardhekuq dhe i uron suksese në karrierën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *