Azdren Llullaku i ka dhënë fund marrëdhënies së tij me klubin bjellorus të Shaktjor Soligorsk. Vetëm 1 vit zgjati kjo aventurë, ndërsa tani sulmuesi që ka veshur edhe fanellën e Kombëtares pritet të gjejë destinacionin e radhës. Lajmin e përcjell vetë lojtari, që përmes rrjetit social në “Instagram” bën me dije se i duhet t’i thotë lamtumirë skuadrës së tij.
Llullaku është kështu një lojtar i lirë dhe mund të shihet si një alternativë e mirë për Superioren. Klubet po përgatisin objektivat e merkatos për kualifikueset e Kupave të Europës dhe profili i 32-vjeçarit është i duhuri. Një CV e pasur e shoqëron nga pas, duke pasur një eksperiencë të gjerë me klubet europiane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/