Zyrtare/ Solomon gjen menjëherë skuadrën e re, i bashkohet një tjetër ish-lojtari të Partizanit

Nuk ka vonuar shumë dhe Theofilius Solomon ka gjetur menjëherë skuadrën e tij të re. Lojtari nigerian ndërpreu kontratën e tij me Partizanin ditën e djeshme, duke dalë si futbollist i lirë në tregun e lojtarëve. Tashmë është zyrtarizuar edhe kalimi në radhët e Al Kadsias.

Sulmuesi 25-vjeçar ka hedhur firmën në kontratë dhe është vetë skuadra nga Kuvajti që ka dhënë njoftimin përmes faqes së vetë zyrtare. Kështu Solomon do të vijojë karrierën e tij në Kuvajt, atje ku në të njëjtën skuadër gjen po një ish-lojtar të Partizanit, Lorenc Trashin, i cili u transferua verën e shkuar në radhët e Al Kadsias./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *