Skënderbeu vazhdon që të shpërbëhet duke i’u larguar futbollistët që kishte në organikë gjatë sezonit të shkuar. Pavarësisht dënimit në Europë, me trajnerin Daja në krye arritën që të merrnin maksimumin në Superiore. Me largimin e teknikut drejt Partizanit dhe mbërritjen e vendimit përfundimtar që la në fuqi dënimin e Skënderbeut, nisën edhe lëvizjet e shumta të futbollistëve nga korçarët, ndërsa tanimë është Asion Daja që zgjedh të shkojë tek i Martinit, Teuta.
Durrsakët kanë arritur që të fitojnë Superkupën dhe Kupën e Shqipërisë, duke qenë një nga ekipet më të mira në Shqipëri, ndërsa kaluan me sukses edhe turin e parë në Europë. Daja do t’i shtojë më tepër kualitetet mesfushës, që lëngon ende pas largimit të Sherif Kallakut. /Sport Ekspres/