Kalendari i La Liga/ Kundërshtari i Teutës çel sezonin, “El Clasico” luhet në tetor

La Liga do të rikthehet sërish në datën 11 shtator. Kalendari i elitës spanjolle tashmë është zbardhur. Do të jetë kundërshtari i Teutës në Europa League, Granada ajo që do të çeli sezonin e ri, ku përballë do të ketë Atletikon e Bilbaos. Ndërkohë Reali i Madridit e nis me Getafen, ndërsa Barcelona e ka akoma më të lehtë startin, teksa do të ndeshet me Elche.

Sa i përket përballjes më të shumëpritur të La Ligas, “El Classico” do të luhet në fund të tetorit, në javën e 7-të të kampionatit. Data 25 tetor do të gjejë Realin dhe Barcelonën në fushë përballë njëra-tjetrës, me takimin e parë që do të zërë vend në “Camp Nou”. Akti i dytë mes dy gjigantëve të futbollit spanjol do të luhet në Madrid më datë 11 prill të vitit të ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online