Klubi i Skënderbeut ka prezantuar ditën e sotme dy blerjet e reja. Drejtuesit korçarë këtë herë kanë vendosur të bëjnë merkato në Afrikë. Samuel Armah dhe Dennis Dowouna janë 2 përforcimet më të fundit të skuadrës juglindore.
Të dy lojtarët janë vetëm 20 vjeç dhe drejtuesit e klubit kanë vendousr t’i blindojnë në ekip për shumë vite. futbollistët ganezë kanë hedhur firmën në një kontratë afatgjatë, duke pranuar të jenë pjesë e bardhekuqve për 4 vitet e ardhshme. Klubi i Skëdnerbeut njofton se dyshja është federuar brenda afateve të merkatos, por i janë bashkuar ekipit vetëm 2 ditë më parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/