Zyrtare/ Shtëpia e re e Partizanit është gati, të kuqtë ftojnë tifozët të inagurojnë stadiumin e ri

Klubi i Partizanit ka përcjellë sot njoftimin mjaft të rëndësishëm për tifozët e tij. Përmes faqes zyrtare në “Facebook”, të kuqtë lajmërojnë se shtëpia e tyre e re është gati dhe do të inagurohet më datë 2 tetor. Ndeshja e parë e Kupës së Shqipërisë mes Partizanit dhe Orikut do të luhet në stadiumin e ri dhe klubi kryeqytetas fton të gjithë tifozët të jenë të pranishëm për të inaguruar impiantin e ri.

“Me pëlqimin e të dy palëve FK Partizani dhe KF Oriku kanë rënë dakort që ndeshja e parë e Kupës së Shqipërisë të zhvillohet në stadiumin “Partizani”. Ndeshja do të zhvillohet ditën e mërkurë (28|09|2022), në orën 15:00. Skuadra jonë për herë të parë do të zhvillojë një ndeshje zyrtare në stadiumin e ri.

Vendosja e xhamave është drejt përfundimit,ndërkohë që këto ditë priten të mbërrijnë dhe pankinat, ndërsa çdo gjë tjetër ka përfunduar. Prandaj të dashur tifozë, tani s’e besoj të kemi justifikime jo po nuk kemi stadiumin tonë, jo po është ndeshje kupe etj. Të mërkurën të gjithë në stadium për inagurimin e stadiumit të ri në një ndeshje zyrtare dhe të përgatitemi në prag të derbit e cila do të luhet me 2 Tetor”, ka njoftuar klubi Partizani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online