Një tjetër trajner është shkarkur nga një klub shqiptar, ndërsa jemi ende në fazat e para të kampionatit. Sidomos kur bëhet fjalë për Kategorinë e Parë, që ka nisur disi më vonë. Këtë herë është Egnatia që ka ndërprerë bashkëpunimin me Ndriçim Kashamin.
Për shkak të rezultateve negative, ka ardhur edhe ndërprerja e bashkëpunimit me konsensus. Këtë largim e ka pranuar edhe vetë menaxheri i skuadrës për “Sport Ekspres”, Renato Gjuzi. Klubi i Egnatias është vendosur në kërkim për të gjetur emrin e ri që do të vazhdojë aventurën në javët e ardhshme për “Kategorinë e Parë”. /Sport Ekspres/