Armando Sadiku transferohet zyrtarisht te Legia e Varshavës. Sulmuesi i kombëtares sonë ka mbyllur gjithçka pasditen e sotme, ndërsa paradite ka kaluar me sukses kontrollet mjekësore.
Sadiku e mbylli sezonin në mënyrë fenonenale, por pas kthimit te Zyrihu ka vendosur të ndryshojë klub dhe tani largohet përfundimisht nga Zvicra, aty ku u bë i famshëm.
Për sulmuesin e kombëtares sonë bëhet fjalë për aventurën e parë jashtë Shqipërisë dhe Zvicrës, ndërsa në Poloni bëhet shqiptari i parë këtë sezon, sepse vjet e nisi te Legia Besnik Hasi në stol, por u pushua nga puna pas pak muajsh në drejtim.
Ndërkaq, para pak vitesh në Poloni luante Edgar Çani dhe pas tij luajti edhe Sebino Plaku, por të dy vuajtën shumë problemet financiare.
Megjithatë, nuk kanë luajtur te Legia…