Bledar Devolli nis menjëherë nga puna. Pasi arriti marrëveshjen, me të mbërritur në Berat gjirokastriti është takuar me drejtuesit dhe më pas është zyrtarizuar. Një rikthim për ish-mesfushorin, i cili ka mbajtur fanellën e Tomorit si lojtar në vitin 2004.
Devolli zëvendëson Gersi Arbrin në pankinë, ndërkohë që gjatë takimit me lojtarët ai ka bërë edhe simbolin e shqiponjës. Nuk ka qenë ai qëllimi, por dora e tij me të mesfushorit Salvador Gjonaj e kanë krijuar atë simbol, që është bërë i famshëm në gjithë botën, pasi janë të shumtë lojtarët që e bëjnë pas shënimit të golave.