Shalke 04 vijon të notojë në ujëra të turbullta këtë sezon, ku rrezikojnë vërtetë shumë rënien nga kategoria. Kriza e rezultateve ka qenë e thellë, ndërsa ditën e djeshme u bë e ditur se lojtarët kishin nisur rebelimin kundrejt trajnerit të tyre, Kristian Gros. Për këtë ëtë fundit rëndonin ankesat se gjithnjë ngatërronte emrat e futbollistëve me ata kundërshtar si dhe përdorte një gjuhë jo të përshtatshme në komunikim.
Ky rebelim dha në fund efektet e veta, teksa klubi i njohur gjerman ka njohur ditën e sotme publikun me shkarkimet në masë, ku nuk mund të mungonte as kreu i pankinës. Një tjetër humbje me goleadë, si ajo e fundit ndaj Shtutgartit me shifrat 5-1 nuk është kapërdirë lehtë në Gelsenkirshen, duke bërë që Gros ti thojë lamtumirë stolit të trajnerit. Ndërkohë fatin e tij e kanë pasur gjithashtu edhe anëtarë të tjerë të stafit si Vidmajer, Rither, apo Lojthard./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#S04 relieve sporting management of their duties with immediate effect. Supervisory board designate interim roles. ??
— FC Schalke 04 (@s04_en) February 28, 2021