VIDEO/ Inter e afron më shumë titullin e Serisë A, Sanchez shënon me kokë

Interi po e afron gjithmonë e më tepër titullin kampion në Itali. Zikaltërit kanë fituar në shifrat 3-0 kundër Genoas, teksa Romelu Lukaku dërgoi në avantazh ekipin e Kontes që në minutën e parë të takimit. Sulmuesi belg do të dhuronte asist në golin e dytë për Darmian, që nuk gaboi përpara portës kundërshtare.

Në minutën e 80 do të vinte edhe realizimi që përmbylli takimin me Sanchez. Ky i fundit nuk do të gabonte për të dërguar topin me kokë në rrjetë, për t’i thelluar shifrat. Pas kësaj fitore, Interi shkon në kuotën e 7 pikëve larg ndjekëist më të afërt, Milanit, që i duhet të luajë ndeshjen e mbrëmjes së sotme kundër Romës, ndërsa numëron 10 pikë larg Juventusit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online