Besar Musolli njoftoi para pak ditësh edhe largimin nga ajo që u kthye në shtëpinë e tij të dytë, skuadra e Kukësit. Ish-kapiteni i verilindorëve i dha fund 8 viteve të mbushura me suksese te verilindorët, ku ia doli edhe të fitonte trofeun e titullit kampion.
Ashtu siç edhe pritej, mesfushori ka zgjedhur Kosovën për të vazhduar karrierën e tij. Ndërkohë klubi që e pret krahehapur është pikërisht Gjilani i Gentian Mezanit. Mund ta quani “KF Superiorja”, teksa pjesa dërrmuese e ekipit përbëhet nga futbollistë që vijnë prej kampionatit shqiptar të futbollit. Vetë klubi gjilanas ka prezuantuar ditën e sotme ish-kapitenin e Kukësit, që me eksperiencën dhe aftësitë e tij pritet të japë shumë në skuadrë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Njoftimi i klubit Gjilani:
ZYRTARE: Besar Musolli futbollist i Gjilanit
Gjilan, 22 Shtator 2020-Gjilani dhe futbollisti llapjan, Besar Musolli, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, ku mesfushori do të bartë fanellën e skuadrës kuq e bardh të Gjilanit.
Mesfushori 31 vjeçar, në skuadrën e Gjilanit vie pas 8 viteve të kaluara në skuadrën nga verilindja e Shqipërisë, KF Kukësi.
Për mesfushorin nga Podujeva, Gjilani është vetëm skuadra e dytë në karrierën e tijë në futbollin vendor në Kosovë, pasiqë më parë, para transferimit të tijë në Kukës, ai, ishte paraqitur për skuadrën nga Merdarja, KF Hysi.
Pas 3 viteve të kaluara në vendlindje tek KF Hysi, në vitin 2012, Musolli, transferohet tek skuadra nga Superiorja ku me të cilën do ti kalonte 8 vite nga karriera e tijë, ku bashkë me Kukësin do të arrinin të fitonin edhe disa trofe nga kampionati elitar në Shqipëri.
Perfomancat fantastike të futbollistit të ri të Gjilanit, do të shpërbleheshin në vitin 2017, ku Musolli do të ftohej edhe nga Përfaqësuesja A e Kosovës, në takimin për kualifikmet për kampionat botëror kundër Ukrainës, ku edhe do të debutotne me fanellën e Kosovës.
Sport Club “Gjilani” i dëshiron mirëseardhje futbollistit më të ri në skuadrën tonë, Besar Musolli.