Zyrtare/ Prezantohet në ekipin e ri një ditë pas largimit nga Laçi, futbollisti firmos jashtë “Abissnet Superiore”-s

Bashkim Velija njoftoi dje largimin e tij nga klubi i Laçit. Por nuk ka vonuar shumë dhe lojtari është zyrtarizuar në ekipin e tij të ri. Mbrojtësi i krahut ka firmosur jashtë “Abissnet Superiore”-s, më konkretisht, në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Velija ka nënshkruar për dy sezonet e ardhshme me klubin e Shkëndijës, me të cilët do e nisë rrugëtimin e tij në kualifikueset për kompeticionet europiane.

“Shkëndija angazhon përforcim mjaft cilësor në repartin e mbrojtjes. Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë, 28 vjeçarin Bashkim Velija, i cili me klubin tonë ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje prej dy vitesh. Bashkim Velija së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Laçit nga Republika e Shqipërisë, ndërsa paraprakisht për disa sezone radhazi ka luajtur për ekipin e Renovës”, shkruan klubi i Shkëndijës në njoftimin e tij në faqen zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *